Ndërlidhjet

PRAGË


Më se tre milionë njerëz anembanë botës kanë marrë pjesë në demostratat e sotme kundër luftës së mundshme në Irak.
Në Londër kishin dalë mbi 750 mijë demostrues, në Romë së paku 650 mijë, në qytetet e Spanjës më se 1.6 milion, kurse në Nju Jork rreth 100 mijë, duke brohoritur slogane paqe.
Demonstrata tjera kundër luftës, më të mëdha apo më të vogla, janë mbajtur në qindra qytete tjera, përfshirë Parisin, Athinën, Toronton, Moskën, Kievin, Kajron, Stambollin dhe Tokion.
XS
SM
MD
LG