Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara janë afër fundit të pritjes së tyre për zgjidhje diplomatike të krizës irakiene, ka deklaruar Këshilltarja e presidentit amerikan për Sigurinë Kombëtare, Condoleezza Rice.
Rice ka thënë se thirrjet që inspektorëve të Kombeve të Bashkuara t'u jepet më shumë kohë për gjurmimin e armëve të shkatërrimit në masë në Irak, dobësojnë presionin ndaj presidentit Saddam Hussein që të çarmatoset.
Condoleezza Rice u ka deklaruar mediave amerikane se Shtetet e Bashkuara po punojnë për të fituar mbështetje për një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG