Ndërlidhjet

LUBJANË/HAGË


Policia e Sllovenisë ka arrestuar mbrëmë Fatmir Limajn, deputet i Kuvendit të Kosovës, i akuzuar nga Tribunali i Hagës si i dyshuar për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, konfirmuan autoritetet sllovene dhe të Gjykatës së Hagës.
"Tribunali konfirmon se Fatmir Limaj është arrestuar nga autoritetet sllovene në Kranjska Gora më 18 shkurt, në orën 5 e 42 minuta," thuhet në komunikatën e Gjykatës së Hagës.
"Gjykata po bën përgatitjet për transferimin e tij të shpejtë", thuhet në komunikatë, por zëdhënësi i Tribunalit nuk ka bërë të ditur se kur do të transferohet Fatmir Limaj në Hagë.
XS
SM
MD
LG