Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka biseduar në Prishtinë me shefin e zyrës së Britanisë, Mark Dikinson.
"Do të bëjmë çdo gjë që drejtësia të dëshmohet edhe në Hagë dhe ashtu do të vazhdojmë të hecim bashkërisht me partnerët tanë Perëndimor, në mesin e të cilëve është edhe qeveria britanike", ka thënë Hashim Thaçi.
Lideri i PDK-s ka shfaqur shpresën se "Fatmir Limaj do të dëshmojë para drejtësisë ndërkombëtare si çlirimtar dhe mbrojtës i popullatës civile gjatë luftës në Kosovë" dhe i ka bërë thirrje popullit të tregojë pjekuri dhe kulturë të lartë politike dhe qytetare si dhe urti dhe qëndrim dinjitoz dhe të vetëpërmbahet nga provokime.
Sipas fjalëve të tij , qeveria britanike vlerëson se zhvillimet e fundit në Kosovë inkurajojnë, dhe se "në këte çast të ndijshëm duhet të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë, në pajtim me interesat e Kosovës, popullit dhe investimeve të Perëndimit në Kosovë".
XS
SM
MD
LG