Ndërlidhjet

MITROVICË


Rreth 300 përfaqësues të serbëve të Kosovës, nga rajonet veriore, qendrore dhe lindore kanë shpallur sot në një mbledhje në Mitrovicë, atë që e quajnë Bashësi të komunave serbe dhe kanë zgjedhur kryetar të saj Marko Jakshiqin.
Në mbledhjen ku morën pjesë edhe peshkopi Artemie, Rada Trajkoviq dhe Millan Ivanoviq, u definua edhe strategjia në rast se shqiptarët e Kosovës e çojnë më tej deklaratën e tyre për pavarësi.
"Do të kërkojmë mbrojtje nga qeveria e Serbisë nëse shqiptarët e çojnë më tej në Kuvend deklaratën e tyre për pavarësi", ka deklaruar një pjesëmarrës në tubim.
XS
SM
MD
LG