Ndërlidhjet

ARBIL/ BAGDAD


Parlamenti i kurdëve të Irakut është mbledhur në pjesën veriore të atij vendi të kontrolluar nga kurdët dhe ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të parandalojë trupat turke të kalojnë në territorin e tyre nëse shpërthen lufta me Irakun.
Ndërkohë banorë dhe zyrtarë kurd thanë se gjatë natës ka patur një shpërthim në një burim nafte afër qytetit Kirkuk në veri të Irakut dhe një burim është ndezur.
Zyrtarët e Bagdadit thanë se zjarri ishte shkaktuar nga një aksident, duke dezavuar raportet se ndoshta ishte shkaktuar nga sabotim.
XS
SM
MD
LG