Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka deklaruar se çfardo plani irakian që të asgjësojë raketat e ndaluara është pjesë e një "fushate mashtrimi" dhe i ka bërë thirrje Bagdadit që të çarmatoset plotësisht.
"Diskutimet për këto raketa janë pjesë e fushatës së mashtrimeve të Saddam Hussein. Së pari tha se nuk do të shkatërroj ato raketa dhe pastaj gjatë javës ndryshoj mëndje se do ti shkatërrojë që të thotë se - u çarmatosa. Raketat janë vetëm maja e bregut të akullt. E vetmja çështje që ka në dorë është çarmatosja komplete, të cilën ai e rrefuzon", ka thënë presidenti amerikan.
Inspektorët e Kombeve të Bashkuara thanë se Iraku duhet të fillojë të shkatërrojë raketat al Samud 2 më 1 mars, sepse tejkalojnë limitin e lejuar të rrezes së veprimit prej 150 kilometra.
XS
SM
MD
LG