Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ari Fleischer tha se votimi i parlamentit të Turqisë për moslejimin e vendosjes së trupave amerikane ishte "befasi" për zyrtarët e dy vendeve, dhe se kjo i komplikon strategjitë e Shteteve të Bashkuara kundër Irakut.
"Si pasojë e këtij votimi në Turqi, rezultati përfundimtar është i paqartë. Por nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara vendos të përdorë forcën për çarmatosjen e Saddam Husseinit, atëherë aksioni ushtarak do të ketë sukses", tha Fleischer.
Ndërkaq zëdhënësi i departamentit të shtetit Richard Boucher tha se shkaku i vendimit të parlamentit, Turqia mund t'i humbë 6 miliardë dollarët e ofruar nga Uashingtoni.
XS
SM
MD
LG