Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se do t,e fitojnë konfliktin e mundshëm ushtarak kundër Irakut madje edhe pa ndihmën e Turqisë, e cila ka rrefuzuar të lejojë forcat Amerikane të përdorin territorin e Turqisë për të ndërmarrë një sulm në veri të Irakut.
"Nuk diskutohet se qasja e Turqisë mund të ishte qasje e preferuar, por janë në diponim edhe qasje të tjera. Ka opcione tjera nga pikëpamja ushtarake, kurse presidenti beson plotësisht se këto opcione të tjera do të jenë gjithashtu të suksesëshme ushtarakisht", ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer.
Shtetet e Bashkuara me aleatë kanë përqëndruar më se 200 mijë trupa në rajonin e Gjirit dhe kërcënohen të çarmatosin Irakun me forcë nga armët e tij të dyshuara për zhdukje në masë.
XS
SM
MD
LG