Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

HAGË


Fatmir Limaj, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe një nga komandantët e UÇK-së së dikurëshme, është transferuar nga Sllovenia në qendrën e arrestit të Tribunalit të Hagës për krime lufte, kanë konfirmuar zyrtarët e Gjykatës.
Tribunali i Hagës e ka akuzuar Fatmir Limajn për krime lufte në Kosovë.
Gjatë një dëshmie dëgjimi të javës së kaluar lidhur me ekstradimin , Fatmir Limaj ka mohuar të gjitha pikat e aktakuzës dhe kishte kërkuar ng autoritetet e Sllovenisë që t,a transferojnë sa më parë në Hagë, duke thënë se nuk e konsideron veten aspak fajtor.
Fatmir Limaj pritet të dalë nesër para Gjykatës që të deklarohet nëse ndihet fajtor për pikat që e ngarkon akt-akuza.
XS
SM
MD
LG