Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powel ka deklaruar mbrëmë se Iraku nuk ka bërë përpjekje reale për t,u çarmatosur, përkundrazi orvatet të mashtrojë dhe të përçajë bashkësinë ndërkombëtare. Powell tha se këto përpjekje të Irakut duhet të dështojnë, sepse askush nuk dëshironë të jetojë në një botë ku Kombet e Bashkuara nuk paraqesin asgjë. Powell është zotuar se Iraku do të çarmatoset.
"Një mundësi e fundit për arritjen e kësaj me mjete paqësore mbetet e hapur për Saddam Husseinin madje edhe në këto orë të vonuara. Sidoqoftë ate që e dijmë me siguri është se Saddam Hussein do të çarmatoset. E vetmja pyetje që mbetet tash para nesh është se si", ka thënë sekretari amerikan i shtetit.
XS
SM
MD
LG