Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell tha sot se egzistojnë gjasa të mëdha që Shtetet e Bashkuara të marrin vota të mjaftueshme në Këshillin e Sigurimit për kalimin e një rezolute që do të hapte rrugën dhe autorizonte për një luftë në Irak.
"Medoj se po bëjmë progres me 10 anëtarët jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, por sikurse e dini, Franca ka marrë një pozicion të fortë që të kundërshtojë çfarëdo rezolute. Ndonëse nuk e kanë përdorur fjalën veto, ata vërtet po sinjalizojnë këte", ka thënë sekretari amerikan i shtetit.
Por ai ka thënë se "nuk do të befasohej" nëse Franca përdor të drejtën e vetos dhe blokon kalimin e rezolutës.
Ndërkaq, këshilltaraja e presidentit të Shteteve të Bashkuara për sigurinë kombëtare, Condoleezza Rice ka thënë se "lojrat" e liderit irakian, Saddam Husein kanë marrë fund dhe se "është koha për t,a ndalur ate".
XS
SM
MD
LG