Ndërlidhjet

BERLIN


Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder mbështet thirrjen e Francës që shefat e shteteve të marrin pjesë në votimin e javës së ardhëshme në Kombet e Bashkuara për projekt rezolutën e re që i jep Irakut afat deri në 17 mars që të çarmatoset, tha zëdhënësja e qeverisë në Berlin, Bela Anda.
Jacques Chirac tha pardje se ai mendon se shefat e shteteve, përfshirë edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara, George Bush, duhet të marrin pjesë në votimin në Këshillin e Sigurimit, kështu që liderët të merrnin përgjegjësinë personale për një vendim "për jetë a vdekje".
Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell tashmë ka thënë se ai nuk sheh nevojën që Bush të marrë pjesë.
XS
SM
MD
LG