Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia dhe Franca thanë se nuk do ta lejojnë Këshillin e Sigurimit të miratojë rezolutën, e cila do ta autorizonte forcën për çarmatimin e Irakut.
Ministri i jashtëm Igor Ivanov tha se Rusia do të votojë kundër rezolutës.
"Rusia ka thënë dhe përsëri thotë se nuk do të mund ta mbështesë rezolutën e tillë, të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Spanja. Nëse ajo propozohet, Rusia do të votojë kundër saj", tha Ivanov.
Ministri i jashtëm i Francës Dominique de Villepin tha sot se Franca "e hedh poshtë një rezolutë të tillë".
XS
SM
MD
LG