Ndërlidhjet

KABUL


Ministri i jashtëm Rus, Igor Ivanov gjatë vizitës në Afganistan ka tërhequr vërejtjen se terroristët mund të përfitonin nga lufta e mundshme kundër Irakut për të kërcënuar stabilitetin ndërkombëtar.
"Ne besojmë se nëse përdoret forca dhe fillon lufta kundër Irakut, kjo do të komplikonte situatën në rajonet tjera të botës, përfshirë edhe Afganistanin", ka thënë Ivanov.
Ai ka biseduar në Kabul për operacionet anti-terroriste dhe pjesëmarrjen e Rusisë në krijimin e armatës kombëtare afgane.
XS
SM
MD
LG