Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara thanë sot se kohës për diplomaci "po i afrohet fundi", kurse pyetja e vetme që do të mbetet është ajo nëse lideri irakian Saddam Hussein u çarmatos.
Duke diskutuar manovrimet diplomatike në Kombet e Bashkuara lidhur me Irakun, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer deklaroi në konferencë për shtypin në Uashington:
"Në të vërtetë ndodhemi në etapën e fundit të diplomacisë dhe në këte fazë finale presidenti po vete edhe një ekstra milje. Kësajë ekstra milje do t,i vijë fundi dhe kohës për diplomaci do t,i vijë fundi. Pyetja e vetme që do të mbesë është, A u çarmatosë vall Saddam Hussein", ka thënë zëdhënsi i Shtëpisë së Bardhë.
Ai ka thesksuar se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet tjera në Këshillin e Sigurimit duke diskutuar "idetë e ndryshme" dhe e gjithë kjo është pjesë e asaj diplomacie finale.
XS
SM
MD
LG