Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara kanë filluar të hakmerren kundër Francës për shkak të kundërshtimit nga ana e saj të një lufte kundër Irakut, duke zëvendësuar emrin e ushqimit të njohur si "French fries" me "freedom fries" në kafeteritë e Dhomës së Përfaqësuesve.
Ligjëvënësit e kanë nxjerrë jashtë menusë së tyre edhe ushqimin që përdoret për mëngjes të quajtur "French toast" duke e zëvendësuar atë me "freedom toast".
Kongresmeni Bob Ney e ka quajtur aksionin si hap "të vogël por simbolik" për të treguar "pakënaqësinë e fortë" të shumë ligjëvënësve me Francën për shkak të refuzimit të Parisit që të mbështesë një luftë të prirë nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut.
XS
SM
MD
LG