Ndërlidhjet

JERUSALEM


Përfaqësuesi Saeb Erekat tha se palestinezët duan të dijnë nëse plani i presidentit të Shteteve të Bashkuara do të publikohet për t'u zbatuar apo vetëm për t'u njoftuar me të.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Yoni Peled tha se Izraeli e ndan pozicionin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Në Londër, kryeministri Tony Blair tha se plani paqësor i Shteteve të Bashkuara mund ta krijojë shtetin e qëndrueshëm palestinez dhe t'i japë fund dhunës.
"Plani shpie në drejtim të krijimit të dy shteteve. Ka faza të qarta, afate të caktuara dhe e synon progresin në të gjitha fushat e rëndësishme. Qëllimi është zgjidhja përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse e konfliktit izraelito-palestinez deri në vitin 2005", tha kryeministri britanik Blair.
XS
SM
MD
LG