Ndërlidhjet

ISHUJT AZORE


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush tha sot se Dita e hënë e nesërme është "moment i së vërtetës për botën" dhe se ai do të bëjë shtyje për një autoritet të përkohëshëm irakian që të ndërtonte Irakun e lirë.
"Konkluduam se nesër është momenti i së vërtetës për botën", ka thënë Goerge Bush në konferencë për shtypin në Azore, i shoqëruar nga liderët e Britanisë dhe Spanjës, Tony Blair dhe Joze Maria Aznar.
George Bush nuk ka elaboruar më tej, por e Hëna ishte afati i fundit që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre i patën dhënë presidntit irakian, Saddam Hussein për t'u çarmatosur.
"Rezoluta 1441 qe miratauar unanimisht dhe logjika e saj është e pashmangëshme. Regjimi irakian do të çarmatosë vetëveten ose regjimi irakian do të çarmatoset me forcë. Regjimi ende nuk u çarmatosë", tha presidenti amerikan.
George Bush ka thënë gjithashtu se presidneti irakian, Saddam Hussein mund të shmangë luftën duke u larguar nga Iraku.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se Saddam është rrezik pë fqinjët e tij, sponzorues i terrorismit dhe pengesë për paqën e sigurinë në Lindje të Mesme.
Kryeministri britanik, Tony Blair ka bërë ndërkaq një apel final për bashkësinë ndërkombëtare që të lëshojë një ultimatum të qartë që autorizon forcën, nëse Iraku nuk dorëzon armët e tij për zhdukje në masë.
XS
SM
MD
LG