Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush në fjalimin që mbajti mbrëmë i dha presidentit të Irakut, Saddam Hussein një ultimatum që brenda 48 orësh, përkatësisht deri nesër mbrëma, të largohet nga Iraku , ose të ballafaqohet me sulm ushtarak të prirë nga Shtetet e Bashkuara.
George Bush tha se nëse Saddam nuk nuk përmbush afatin për largim , Shtetet e Bashkuara do të fillojnë luftën në kohën që do të zgjedhin vetë.
Presidenti amerikan ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të detyruara të marrin përgjegjësitë për çarmatosjen e Irakut nga armët e tij për shkatërrim në masë për shkak të mosveprimit të Këshillit të Sigurimit.
George Buish ka justifikuar një sulm kundër Irakut duke cituar rezolutat e mëparëshme të Këshillit të Sigurimit që kërkonin çarmatosjen e Irakut.
Në fjalimin e tij George Bush u ka bërë thirrje ushtarëve irakianë të mos luftojnë kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, të mos përdorin armët për shdukje në masë dhe të mos i shkatërrojnë fushta irakiane të naftës.
XS
SM
MD
LG