Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair sot kërkoi nga Parlamenti që të votojë në favor të dërgimit të rreth 45 mijë trupave britanike në aksion në rast sulmi të prirë nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut.
"Për këte Parlament është koha të tregojë se qëndrojmë pran asaj që e dijmë se është e drejtë, të tregojë se do te konfrontojmë tiraninë dhe diktaturën dhe terroristët që vënë në rrezik rrugën tonë jetësore, të tregojë në moment vendimtar se kemi kurajo t'a bëjmë ate që duhet", ka thënë kryeministri britanik.
Tony Balir ka theskuar se kriza irakiane "do të përcaktojë rrjedhën e politikave ndërkombëtare për gjeneratën e ardhëshme".
Votimi në Parlament pritet sonte vonë.
XS
SM
MD
LG