Ndërlidhjet

UASHINGTON - BAGDAT


Në orën 4:35 minuta të mëngjesit të sotëm forcat e koalicionit të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara filluan goditjet ajrore kundër pozicioneve të forcave irakene, duke shënuar fillimin e luftës në Gjirin Persik.
Deri në këto caste janë shënuar tri valë sulmesh.
Sulmet u shënuan me gjashtë shpërthime në kryeqëndrën irakene në Bagdat.
Mësohet se ka vepruar mbrojtja kundërajrore e Irakut. Sipas të dhënave të qeverisë amerikane cak i sulmit të parë kanë qenë elementë të regjimit irakian, të afërt me Sadam Hyseinin.
Urdhërin për fillimin e sulmeve e ka dhënë presidenti amerikan George Bush.
XS
SM
MD
LG