Ndërlidhjet

PARIS – BERLIN


Kancelari gjerman Gerhard Schreder dhe presidenti francez, Jacques Chirac, kanë zhvilluar një bisedë telefonike lidhur pas fillimit të luftës në Gjirin Persik.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme frnaceze, Francois Rivasseau, përmes një deklarate ka kërkuar që lufta të përfundojë "sa më shpejt që të jetë e mundur".
Edhe Gjermania ka shprehur "shqetësimin e saj të madh dhe kundërshtimin" lidhur me fillimin e luftës në Irak.
Qeveria gjermane ka kërkuar "që të bëhet cdo gjë që është e mundur për të mënjanuar një katastrofë humanitare për popullsinë civile të Irakut".
Edhe Vatikani është bashkuar me kundërshtarët e luftës, duke e cilësuar atë si "një humbje e arsyes".
Ndërkaq afro 100 mijë grekë kanë protestuar kundër luftës në Athinë.
XS
SM
MD
LG