Ndërlidhjet

PRAGË


Disa vende anëtare të Këshillit të Sigurimit reaguan të brengosur ndaj lajmit se kishte filluar lufta e prirë nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut.
Presidenti rus, Vlladimir Putin tha se aksioni ushtarak amerikan kundër Irakut nuk mund të justifikohet dhe kërkoi përfundim të shpejtë të armiqësive.
"Aksioni ushtarak kundër Irakut është gabim i madh politik", ka thënë Putin duke shtuar se Këshilli i Sigurimit duhet shpejtë të shqyrtojë krizën.
Presidenti francez, Jacques Chirac tha se Franca shfaq keqardhje për shpërthimin e luftës në Irak dhe se ka parë pasoja serioze për ardhmërinë, pa marrë parasysh se sa do të zgjasin armiqësitë.
Ai tha se Franca shpreson se lufta do të përfundojë sa më parë që është e mundur.
Kina bëri thirrje për ndërprerje të menjëherëshme të sulmeve kundër Irakut dhe për kthim në përpjekjet për zgjidhje paqësore të çështjes.
"Ky sulm injoron kundërvënien e shumë vendeve dhe njerëzve të botës, anashkalon Këshillin e Sigurimit dhe parqet shkelje të Kartës së Kombevev të Bashkuara", tha në Pekin zëdhënësi i minsitrisë së Jashtëme, Kong Quan.
XS
SM
MD
LG