Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld tha se ditët e Saddam Hussein janë të numëruara tash kur kur forcat e Shteteve të Bashkuara dhe Britanike kanë filluar sulmin kundër Irakut.
Shtetet e Bashkuara filluan luftën në orët e mëngjezit duke shkrepur së paku 40 raketa Tomahavk dhe hedhjen e disa bombave 900 kiligarm të rënda në Bagdad.
Rumsfeld tha se sulmet kishin cak objekte të lidershipit irakian, duke thënë se ishte sulmi i parë por jo i fundit, dhe po bëhen vlerësimet e dëmtimeve.
Rumsfeld tha në konferencë për shtypin në Pentagon se forcat irakiane nuk duhet të ndjekin urdhërat për përdorim të armëve kimike apo biologjike.
"Ata që ndjekin urdhëra për të bërë krime do të gjenden dhe do të ndëshkohen. Krimet e luftës do të gjykohen dhe nuk do të ketë pardon të thuhet: Vetëm ndoqa urdhërat", ka tërhequr vërejtjen sekretari amerikan i Mbrojtjes.
Donald Rumsfeld gjithashtu u ka brërë thirrje forcave irakiane të mos u rezistojnë forcave amerikane dhe britanika që invadojnë Irakun.
Sekertari amerikan i Mbrojtjes ka premtuar se Shtetet e Bashkuara dhe Britania nuk synojnë luftë të gjërë. Ai tha se forcat aleate do të qëndrojnë në Irak aq sa duhet për të përfunduar punën e dëbimit të Saddam Hussein dhe çarmatosjen e vendit, dhe "asnjë ditë më shumë".
Rumsfeld tha se Shtetet e Bashkuara kanë indikacione se Iraku mund t,u ketë vënë zjarrin më se tre puseve të naftës në jug të vendit afër Basrës.
XS
SM
MD
LG