Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara, kofi Annan u ka bërë thirrje si koalicionit të prirë nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe forcave irakiane që të bëjnë ç,është e mundur për të mbrojtur civilët gjatë luftimeve.
Annan tha se mendimet e tij janë te populli irakian pasi Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulmet ajrore në periferitë e Bagdadit.
"Ndoshta po të kishim ngulmuar pak më gjatë, Iraku tash mund të ishte çarmatosur paqësisht, ose, nëse jo, bota mund të ndërmerrte aksion për të zgjidhur këte problem me vendim kolektiv, duke e pajisur me legjitimitet më të madh, dhe rrjedhimisht, me mbështetje më të gjërë se që është rasti tash", ka thënë Kofi Annan.
Ai u ka bërë thirrje të gjitha palëve në konflikt që të raujnë me "skrupulozitet kërkesat e ligjit ndërkombëtar humanitar" dhe ka thënë se Kombet e Bashkuara do të bëjnë gjithë ate që munden për t,i sjellë asistencë dhe mbështetje popullit irakian.
XS
SM
MD
LG