Ndërlidhjet

LONDËR


Nuk është ende e qartë nëse udhëheqësi iraken Sadam Husein është vrarë apo vetëm është plagosur gjatë valës së parë të bombardimeve.
Kështu ka deklaruar ministri britanik i mbrojtjes, Geoff Hoon, ndërsa ka shtuar se po vazhdojnë analizat mbi fatin e Sadam Hyseinit.
Nga ana tjetër ministri iraken i informacionit, Mohamed Saed al-Sahaf, ka thënë se një nga shtëpitë e familjes së Sadam Hyseinit ka qenë cak i sulmeve amerikane, por ka nënvizuar se presidenti iraken dhe familja e tij janë të siguruar.
Pak caste më parë shërbimet amerikane të inteligjencës kanë deklaruar se ka qenë vetë Sadam Hyseini, në paraqitjen televizive disa orë pas sulmeve, por ende nuk është e qartë nëse ky ka qenë një incizim i mëparshëm.
XS
SM
MD
LG