Franca nuk do të mbështesë asnjë rezolutë të Kombeve të Bashkuara, që do t'i japë Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë pushtet administrativ pas përfundimit të luftës në Irak, sepse një hap i tillë do të legjitimonte luftën.
Kështu ka deklaruar presidenti francez, Jacques Chirac, në përfundim të takimit të sotëm të Bashkimit Evropian.
"Për mua kjo duket një mënyrë që justifikon ndërhyrjen ushtarake. Besoj se një rezolutë e tillë nuk do të përshtatet me situatën aktuale. Franca nuk do mbështesë rezolutat që legjitimojnë luftën dhe për më pak nuk do të miratojë rezoluta që i japin amerikanëve dhe britanikëve pushtetin për rindërtimin e Irakut", ka thënë Chirac.
Nga ana e tij Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka thënë se diskutime të tilla mbi legjitimitetin e luftës janë humbje kohe, pasi "clirimi i Irakut është tashmë në rrugë e sipër dhe i pamënjanueshëm".