Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia tha sot se do të kundërshtojë çdo hap nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre për të siguruar aprovim retroaktiv nga Kombet e Bashkuara për aksionin ushtarak në Irak.
"Rusia do të punojë ngushtë për rezolutën vijuese të Kombeve të Bashkuara për Irakun dhe do të flasë kundër çfarëdo përpjekje direkte apo indirekte për të legjitimizuar këte aksion ushtarak në të ardhëmen", tha ministri i Jashtëm, Igor Ivanov.
Ai tha se Rusia do të kundërshtojë çdo tentativë për të marrë miratimin e Kombeve të Bashkuara për strukturat e pushtetit të pas-luftës në Irak.
Rusia ka interesa nafte dhe ekonomike në Irak, kurse Ivanov tha se Moska do të mbrojë interesat e saja ashtu që kontratat aktuale me Irakun të mos suspendoheshin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG