Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat e prira nga Shtetet e Bashkuara janë përballur me rezistencën e Irakut pas sulmit ndaj Gardës Republikane, e cila i mbron hyrjet drejt Bagdadit.
Ushtria amerikane tha se një helikopter ka humbur të hënën, përderisa i sulmonte forcat irakiene.
Televizioni i Irakut shfaqi pamje të dy njerëzve të palënduar, të identifikuar si ekuipazh i helikopterit Apaçi.
Zyrtarët thanë se forcat e Shteteve të Bashkuara janë afruar rreth 100 kilometra në jug të Bagdadit.
Gjenerali amerikan Stenley McChrystal tha: "Deri në këtë pikë, nuk kemi hasur në zjarr të drejtpërdrejtë nga forcat e Gardës Republikane, por jam i bindur se ato janë dëmtuar rëndë nga sulmet amerikane". Gjenerali McChrystal shtoi se operacioni përparon sipas planit.
Zëvendës kryeministri i Irakut Tareq Aziz tha në Bagdad se presidenti Saddam Hussein e ka kontrollin e plotë të vendit dhe forcave irakiene.
XS
SM
MD
LG