Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tonny Blair tha sot se lufta në Irak do të marrë kohë dhe kërkon këmbëngulje, por përsëriti se koalicioni i prirë nga Shtetet e Bashkuara do të largojë nga pushteti presidentin irakian, Saddam Hussein për ta spastruar Irakun nga armët për shkatërrim në masë.
Bler tha se forcat amerikano- britanike kanë arritur tek Qerrbelaja, në jug të Bagdadit dhe ballafaqohen me divizionin elit, Medina të Gardës Republikane irakiane. Bler tha se nuk është për t'u befasuar që trupat e koalicionit hasin në rezistencë.
"Iraku dhe aparati i tij i sigurisë egziston për të mbështetur regjimin e Saddam Hussein. Rrjedhimisht, askush nuk duhet të befasohet
se ka pjesë të forcave të armatosura që janë të vendosura të luftojnë, sepse e dijë se kur do të shembet regjimi, i cili do të shembet, ata nuk kanë se ku të shkojnë", tha kryeministri britanik.
Tonny Blair nesër udhëton në Shtetet e Bashkuara për bisedime me presidentin George Bush lidhur me luftën dhe ato që i quajti "implikime diplomatike të ngjarjeve të fundit për ardhmërinë".
XS
SM
MD
LG