Don Hill
Kollë e vazhdueshme, sytë e skuqur, vështirësi të mëdha në frymëmarrje, ethe, këto janë shenjat e sëmundjes misterioze që është shfaqur në disa kontinente. E njohur me shkurtesën SARS sëmundja në fjalë e cila ka shkaktuar dhe viktima, mund të jetë vetëm një i ftohtë i keq.
Bota mjekësore i ka vënë sëmundjes një emër përshkrues dhe ndonëse deri tani janë shënuar rreth 456 raste, ajo ka tërhequr vëmendjen, pasi askush nga ekspertët nuk mund të thotë me siguri se cfarë është dhe nga shkaktohet.
Por së fundi Qendra për Kontrollin e sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, pasi një morrie analizash dhe kërkimesh, ka arritur në përfundimin se sëmundja në fjalë mund të mos jetë gjë tjetër vecse një formë e rëndë e ftohjes së zakonshme.
Megjithatë këto rezultate nuk janë vërtetuar përfundimisht. Dik Tomson, zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, agjenci kjo e Kombeve të Bashkuara, sqaron:
"Kjo është një nga mundësitë. Por ekziston mundësia që sëmundja të shkaktohet nga një tjetër virus i quajtur paramiksovirus. Është e mundshme të jetë njëri apo tjetri virus shkaktar, ashtu si mund të jetë dhe një kombinim i të dyjave", pohon Tomson.
Ky i fundit thekson idenë e një kombinimi të dy viruseve, të cilat si rezultat sjellin sëmundjen që po thirret me shkurtesën SARS. Më tej Tomson shton:
"Është e mundshme që një virus dobëson sistemin imunitar të trupit, i ndjekur nga virusi tjetër, i cili shndërron atë që do të ishte një ftohje e zakonshme në një sëmundje të madhe. Megjithatë me duhet të them se për momentin kjo është një spekullim. Ende nuk ka rezultate përfundimtare se çfarë po ndodh", nënvizon eksperti Tompson.
Deri tani rastet e sëmundjes misterioze, që shfaqen me kollë, ethe, vështirësi të mëdha në frymëmarrje janë të përqëndruara kryesisht në Azi dhe Shtetet e Bashkuara.
Vështirësitë në frymëmarrje që shkaktohen në SARS, janë të tilla që pacienti ka nevojë për ndihmën e aparateve në mënyrë që të marrë frymë.
Sëmundja në fjalë është shumë ngjitëse, vecanërisht në mesin e personelit mjekësor që është në kontakt me këta pacientë dhe tek familjarët. Megjithatë sëmundja, thonë ekspertët e shëndetit publik, nuk është përhapur në përmasa të mëdha. deri tani.
Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tompson thekson se ka një frikë të tepruar lidhur me këtë sëmundje:
"456 raste në gjithë botën prenda pak javësh nuk përbëjnë një numër të madh", përfundon Tompson.