Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka shfaqur brengosje për shkak të "viktimave humanitare" të luftës në Irak dhe ka ftuar të gjitha palët ndërluftuese të mbrojnë civilët.
"Posa dëgjova raportet se një raketë ka goditur një treg në Bagdad dhe dua t'i përkujtojë të gjithë ndërluftuesit se duhet të respektojnë ligjin humanitar ndërkombëtar dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e domosdoshme për mbrojtjen e civilëve", ka thënë Kofi Annan.
Ai gjithashtu ka përkujtuar Shtetet e Bashkuara se Uashingtoni ka përgjegjësi legale për ofrimin e ndihmës humanitare "irakianëve të prekur rëndë nga lufta" në rajonet e kontrolluara nga forcat e koalicionit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka premtuar "sasi masive" të ndihmës humanitare për popullin irakian.
XS
SM
MD
LG