Ndërlidhjet

LUFTA NË IRAK DO TË JETË E GJATË


Kathleen KNOX

Dy zyrtarë të lartë ushtarakë dhe liderë politikë, sot paralajmëruan se fushata për largimin e Saddam Husseinit, do të jetë e vështirë dhe do të merr kohë.
Komentet u bënë në dy intervista të ndara nga kryeministri britanik Tony Blair dhe gjeneral lejtnant William Wallace, komandant i trupave tokësore amerikane në Irak.
Prononcimet vijuan pasi lufta hyri në ditën e nëntë, me bombardimet më të rënda të Bagdadit dhe betejën në Najaf, në jug të kryeqytetit.
Blair i tha BBC-së se deri tani në luftë është arritur shumë, por tha se lufta do të ketë "momente të ashpra e të vështitra".
Wallace i tha "Washington Post"-it se rezistenca e paepur e Irakut dhe vijat e gjata të furnizimit për trupat amerikane që lëvizin drejt Bagdadit, luftën mund ta zgjatin edhe më shumë.
Wallace gjithashtu tha se taktika guerile e luftimit të forcave irakene nuk është ajo që Shtetet e Bashkuara e pritnin. Ai tha se "lufta e armikut është e ndryshme" nga ajo për të cilat janë stërvitur trupat e Shteteve të Bashkuara.
Zyrtarë të Pentagonit thanë se rreth 100.000 trupa shtesë janë urdhëruar që brenda disa javësh të arrijnë në Gjirin Persik. Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se lufta do të zgjasë "aq sa do të duhet" për të përmbysur presidentin e Irakut Saddam Hussein.
"Tani i kemi angazhuar njësitet më të forta e më të dëshpëruara të diktatorit. Fushata para nesh kërkon guxim dhe sakrifica të mëtejme. Megjithate, rezultatin e dijmë: Iraku do të çarmatoset, regjimit do t'i vijë fundi, kurse populli aq i përvuajtur iraken do të jetë i lirë", tha presidenti amerikan.
Zyrtarët e Irakut ishin sfidues. Ministri i Mbrojtjes Sultan Hashim Ahmed tha se Bagdadi do të rrethohet brenda disa ditësh. Por ai tha se kryeqyteti nuk do të merret.
Edhe ministri i Informatave Mohammad Saeed al-Sahaf tha se vendi i tij nuk do të përkulet. Ai i mohoi edhe akuzat e Blair-it se Iraku ka ekzekutuar dy ushtarë britanikë.
"Besoj se kjo u tha për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj nesh, për të filluar luftën psikologjike, për të bindur njerëzit se ne i ekzekutuam. Ne askë nuk ekzekutuam. Ata mund të jenë vrarë në fushëbetejë", tha al-Sahaf.
XS
SM
MD
LG