Ndërlidhjet

BAGDAD


Sulmet ajrore gjatë natës së shkuar dhe ditës së sotme, në Bagdad, kanë qenë ndër më të fuqishmet në ditët e fundit.
Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë sulmuar qendrat komanduese dhe komunikuese në Bagdad me raketa kryqëzuese dhe bomba masive kundër bunkerëve dhe caqeve nëntokësore.
Ministri iraken i Mbrojtjes, gjenerali Sultan Hashim Ahmed, tha se forcat e koalicionit do ta rrethojnë Bagdadin brenda më pak se 10 ditëve, por paralajmëroi se beteja për kryeqytetin do të zgjatë me muaj.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara urdhëruan dërgimin e 100 mijë trupave të reja në rajon.
Sekretari i mbrojtjes Donald Rumsfeld tha se kjo po bëhet sipas planit.
"Numri i trupave të forcave të koalicionit në Irak po rritet për 2 apo 3 mijë vetë, dhe kjo do të vazhdojë kështu", tha Rumsfeld, duke shtuar se konflikti do të përfundojë vetëm kur regjimi i Saddam Husseinit të mos ekzistojë, dhe të vendoset një regjim i ri.
XS
SM
MD
LG