Ndërlidhjet

NAXHAF/IRAK


Ushtria e Shteteve të Bashkuara bëri të ditur se një bombardues vetëvrasës me automjet bombë ka sulmuar sot një pikë kontrolli ushtarak në autostradën në Irakun jugor-qendror me ç'rast janë vrarë pesë ushtarë amerikanë.
Kapiteni amerikan, Andrew Wallace, tha se një taksi ishte ndalur afër pikë-kontrollit dhe shoferi kishte kërkuar një farë ndihme, kurse vetura ka shpërthyer në çastet kur ushtarët ishin afruar.
Ky është raporti i parë për bombardim vetëvrasës kundër trupave amerikane apo britanike në Irak që nga fillimi i invadimit para nëntë ditësh.
XS
SM
MD
LG