Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekeretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld në konferencën e mbrëmshme për shtypin në Pentagon i tërhoqi vërejtjen Sirisë që të ndërpresë me dërgimin e pajisjeve ushtarake.
Rumsfeld ka thënë se këto furnizime paraqesin kërcënim të drejtëpërdrejtë për forcat e koaliocionit.
"Trafikimin e këtillë ne e konsiderojmë si armiqësor dhe qeverinë e Sirisë e mbajmë përgjegjëse për transporte të këtilla ", tha Rumsfeld.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes i tërhoqi vërejtjen edhe Iranit kundër ndërhyrjes në luftën irkiane.
Rumsfeld tha se autoritet e Iranit u kanë lejuar luftëtarëve me bazim në Iran që të kalojnë në Irak, përkundër kërkesës së Shteteve të Bashkuara që ata të rrinë jashtë luftimeve.
Ai tha se luftëtarët që ndërhyjnë në luftën e prirë nga Shtetet e Bashkuara "do të konsiderohen si pjemarrës në luftë".
XS
SM
MD
LG