Ndërlidhjet

Al-HINDIA/IRAK


Divizioni i tretë i këmbësorisë së armatës së Shteteve të Bashkuara e ka marrë urën mbi lumin Eufrat tek qyteza Al-Hindya rreth 50 kilometra në jug-perëndim të Bagdadit.
Ura ndodhet rreth 20 kilometra pran Qerrbelasë, ku forcat amerikane përqëndruan sulme ajrore, raketore dhe artilerike gjatë tre ditëve të fundit.
Ky përparim i sjell trupat amerikane brenda rrezes së veprimit të artilerisë ndaj trupave irakiane nga Garda republikane që janë vendosur në jug-perëndim të Bagdadit si pjesë e një unaze defanzive rreth kryeqytetit irakian.
XS
SM
MD
LG