Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell i ka tërhequr vërejtjen Sirisë dhe Iranit që të zgjedhin paqën ndërkombëtare në vend të terrorizmit.
Powell ka thënë se Siria ballafaqohet "me zgjedhje kritike".
"Siria mund të vazhdojë mbështetjen direkte të grupeve terroriste dhe të regjimit që po vdes të Saddam Hussein, ose mund të niset një kursi tjetër dhe më fatlum". Për cilën do rrugë, Siria e mban përgjegjësinë për zgjedhjen e sajë dhe për pasojat", ka thënë sekretari amerikan i shtetit.
Colin Powwel ka thënë se Irani "duhet të ndërpresë me ndjekjen për armë të zhdukjes në masë dhe të sistemeve për bartjen e tyre".
XS
SM
MD
LG