Ndërlidhjet

BAGDAT


Forcat e koalicionit kanë vazhduar bombardimet kundër kompleksit të ndërtesave presidenciale dhe një numri qendrash në rrethinat e Bagdatit.
Trupat tokësore amerikano-britanike i janë afruar dhe më shumë gjatë ditës së sotme kryeqytetit iraken.
Trupat e Gardës republikane të Sadam Huseinit janë përballuar me forcat amerikane rreth Hindijas, që gjendet 80 kilometra në jug të Bagdatit.
Burimet amerikane thonë se trupat irakene në këtë betejë kanë pësuar dëme të konsiderueshme në njerëz.
Luftime ka pasur dhe në qytetin Nasirija, ku përvec Gardës republikane qenë përfshirë dhe paraushtarakët e partisë Bathe të Sadam Huseinit.
XS
SM
MD
LG