Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair, gjatë seancës së pyetjeve në parlamentin britanik, ka sqaruar një numër cështjesh që lidhen me zhvillimet në Irak.
Blair ka nënvizuar se regjimi iraken synon shkatërrimin e vendeve të shenjta për të akuzuar më pas trupat e koalicionit. Duke folur për qeverisjen e Irakut të pas Sadamit, Blair ka thënë:
"Sa më shpejt që të jetë e mundur, Iraku nuk duhet të drejtohet as nga koalicioni dhe as nga Kombet e Bashkuara. Iraku duhet të drejtohet nga irakenët. Do drejtohet nga populli i Irakut, bazuar në një qeveri me përfaqësim të gjerë, e cila mbron të drejtat e njeriut dhe është e angazhuar për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon."
XS
SM
MD
LG