Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se forcat e saj janë afruar 50 kilometra afër paralagjeve jugore të Bagdadit.
Gjenerali i brigadës Vincente Brooks tha se koalicioni anglo-amerikan i ka shkaktuar dëmtime të rënda Gardës elite Republikane të Saddam Husseinit.
"Do t'i afrohemi Bagdadit. Kama tani është drejtuar në zemrën e regjimit, dhe do të mbetet ashtu derisa regjimi të zhduket", tha Brooks.
Njoftohet se forcat amerikane i kanë zmbrapsur dy kundërsulme të irakenëve në urën kryesore mbi lumin Eufrat, e cila më parë u pushtua nga forcat e koalicionit.
Raportohet edhe për sulme të reja mbi Bagdad dhe shpërthime të fuqishme në paralagjet e kryeqytetit në orët e mëngjesit.
Komanda Qendrore tha se janë lëshuar rreth 40 të ashtuquajtura bomba të dirigjuara nga sateliti, në caqet që përdoren për pajisjen dhe furnizimin e ushtrisë irakene.
Komanda Qendrore gjithashtu i akuzoi forcat irakene për shkrepjen e raketave të pakontrolluara në qytetin e shenjtë Najaf, ku nuk janë marrë parasysh objektet historike.
XS
SM
MD
LG