Ndërlidhjet

UASHINGTON


Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara me shumicë votash i miratuan 80 miliardë dollarë për finansimin e luftës në Irak dhe masat anti-terroriste.
Ligjvënësit i miratuan shpenzimet e Departamentit të Mbrojtjes për luftë, në vlerë prej 60 miliardë dollarë, dhe 8 miliardë dollarë për ndihma vendeve, të cilat i mbështesin përpjekjet e Shteteve të Bashkuara në luftë.
Dhoma e Përfaqësuesve nuk e votoi propozimin për ndihmë Turqisë në vlerë prej 1 miardë dollarë, me arsyetimin se Turqia duhet të ndëshkohet sepse nuk lejoi vendosjen e mijëra trupave amerikane dhe hapjen e frontit verior në Irak.
Kongresi amerikan gjithashtu propozoi që kompanitë nga Franca, Gjermania, Siria, Rusia, dhe vendet që e kundërshtonin luftën, të mos marrin pjesë në punët për rindërtimin e Irakut, që do të finansohen nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG