Ndërlidhjet

KAMPI AS SAYLIYA/KATAR


Forcat amerikane e kanë shpartalluar njërën pjesë të rrethimit mbrojtës të Bagdadit, kurse trupat e këmbësorisë vazhdojnë të pastrojnë terrenin nga mbeturinat e Gardës Republikane në paralagjet e kryeqytetit.
Zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se janë dorëzuar rreth 2.500 pjesëtarë të Gardës Republikane.
"Vetëm mbrëmë kishte raporte se 2.500 ushtarë nga Divizioni 'Bagdad' janë dorëzuar. Duke i zveshur uniformat treguan qartë se nuk duan të shihen si armiq të koalicionit", tha kapiteni i Marinës Frank Thorp.
Sot, televizioni i Irakut shfaqi pamje të presidentit Saddam Hussein duke i vizituar zonat e banuara në Bagdad, por nuk është e qartë koha e xhirimit.
Dje, tre ushtarë të koalicionit dhe dy civilë u vranë, kurse dy ushtarë u plagosën në sulmin vetëvrasës nga shpërthimi i një automjeti me civilë afër një pike kontrolli, 130 kilometra në veri-perëndim të Bagdadit.
"Raportet e para tregojnë se makina iu afrua pikës së kontrollit. Një grua shtatzënë doli duke kërkuar ndihmë, dhe kur ushtarët u afruan, makina shpërtheu"tha gjenerali i brigadës Vincent Brooks.
XS
SM
MD
LG