Ndërlidhjet

BEOGRAD


"Kosova dhe Serbia, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, në këtë cast duhet të bëjnë marrëveshje për vendosjen e moratoriumit rreth statusit përfundimtar të Kosovës për një kohë të caktuar", ka deklaruar kryetari i Partisë Demokatike të Kosovës, Hashim Thaci.
Në një intervistë për televizionin "Palma Plus", Thaci ka theksuar se pas kësaj, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi, si entitete të vecanta duhet të bëhen pjesë e integrimeve euro –atlantike.
Hashim Thaci gjithashtu ka theksuar se të zhvendosurit kudo-qofshin kanë të drejtën e kthimit dhe se të gjithë janë të mirëseardhur. Por ka shtuar se kthimi nuk duhet të keqpërdoret për qëllime politike.
XS
SM
MD
LG