Ndërlidhjet

BAGDAT


Forcat amerikane kanë vënë nën kontroll gjatë ditës rrugët që të cojnë drejt Bagdatit nga jugperëndimi deri në veripërëndim të kryeqytetit iraken.
Ndërkaq kanë vazhduar bombardimet dhe goditjet e artilerisë ndaj Bagdatit. Mësohet se trupat e koalicionit janë përplasur me forcat irakene në rrethinat e kryeqytetit. Burimet e Pentagonit kanë nënvizuar se ende nuk është plotësisht nën kontroll Bagdati dhe se për momentin trupat e koalicionit lëvizin vetëm me mjete të blinduara.
Në aeroportin e Bagdatit është ulur aeroplani i parë ushtarak amerikan, kanë deklaruar burimet amerikane.
Të njëtat burime kanë thënë se 2 mijë luftëtarë irakenë kanë humbur jetën në luftimet për Bagdatin gjatë ditëve të fundit.
XS
SM
MD
LG