Ndërlidhjet

DOHA/KATAR


Komanda Qendrore amerikane tha se operacioni ishte i sotëm ishte ndërhyrje me mekanizim ushtarak të blinduar për të treguar forcën, e jo për ta marrë terrenin.
Zëdhënësi i komandës qendrore amerikane, Frank Thorp tha se ende do të ketë beteja të ashpra kundër trupave elite të gardës republikane të Irakut.
Zëdhënësi ushtarak britanik, Al Lockwood tha se pret që sot trupat e Shteteve të Bashkuara të marrin një numër të objekteve kryesore për të treguar se regjimi i Saddam Husseinit e ka humbur kontrollin. Lidhur me gjendjen në qytetin Basra, Lockwood tha: "Ne kishim një operacion shumë të suksesshëm brenda Basrës. Tani e kemi nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit. Aktualisht po merremi me rezistencat e aty këtushme".
XS
SM
MD
LG