Ndërlidhjet

KAMPI AS SAYLIYA/KATAR


Pas disa dekadash të shtypjes, popullit të Irakut i duhet kohë për të na besuar, kurse ne përgjegjësinë ndaj këtij populli e marrim me seriozitet të lartë, tha komandanti i forcave britanike në Gjirin Persik, mareshali Brian Burridge.
Duke folur për depërtimin e forcave amerikane në Bagdad, Burridge tha: "Përparimi i amerikanëve në Bagdad është diçka që historianët e luftërave dhe akademikët do ta studjojnë vite me radhë. Kjo do të jetë temë e mësimit për studentët në gjithë botën. Ata do të mësojnë për shkathtësinë, guximin dhe shkëlqimin e plotë, me të cilat forcat amerikane i realizuan planet e tyre", tha mareshali britanik Brian Burridge.
XS
SM
MD
LG