Ndërlidhjet

BAGDAT


Forcat amerikane vazhdojnë të kontrollojnë dhe të rrisin praninë e tyre në Bagdat, ndërsa ka ende zona që mbahen nga mbështetësit e Sadam Huseinit.
Gjatë luftimeve të sotme rreth një xhamie në kryeqytet u vra një marins amerikan dhe u plagosën 20 të tjerë.
Aeroplanët luftarakë të koalicionit po godasin caqe në zonat perëndimore të kryeqytetit, ku gjenden ende trupa të regjimit iraken.
Gjenerali amerikan Victor Renuart mbi ecurinë e operacioneve ka theksuar:
"Pavarësisht cfarë shihni lidhur me euforinë e vendasve në disa qytete irakene, ky operacion është ende larg fundit."
Mësohet se elementë të Gardës Republikane po rigrumbullohen në qytetet e Tikritit dhe Mosulit.
XS
SM
MD
LG