Ndërlidhjet

BAGDAD


Irakienët sot filluan t'u përgjigjen thirrjeve të amerikanëve për të ndihmuar rivendosjen e rendit në Bagdad, në mesin e plaçkitjeve të shumta.
Kërkesa vijoi pas patrullimeve të forcave amerikane që filluan mbrëmë nëpër rrugët e qytetit.
Nga Muzeu Kombëtar në Bagdad njoftohet se janë grabitur pothuajse të gjitha artefaktet, të vjetra disa mijë vjet.
Zëvendës drejtori Nabhal Amin ka deklaruar se janë zhdukur apo shkatërruar rreth 170 mijë eksponate, që i takonin artit të Asirëve, Sumerëve dhe Mesopotamisë.
Qytetet veriore Kirkuk dhe Mosul, gjithashtu ishin pre e plakitjeve dhe dhunës nëpër rrugë.
Në Mosul sot arriti konvoji amerikan me 40 automjete ushtarake, kurse agjencia Reuters njoftoi se luftëtarët kurdë kanë premtuar të largohen nga qyteti Kirkuk.
XS
SM
MD
LG